Ekzekutimi i 32-vjeçarit në Peqin, arrestohen dy persona

Pa Kategori

Publikuar: 29/12/2021

Ekzekutimi i 32-vjeçarit në Peqin, arrestohen dy persona

Elbasan- Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen si të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit Albi Bashaliu në Gjoçaj të Peqinit.

Të arrestuarit janë Veiz Bashali, 41 vjeç dhe Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Dy personat në fjalë kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Policia njofton se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Albi Bashaliu mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e 27 dhjetorit në fshatin Gjocaj të Peqinit.

32-vjeçari ishte në lokal, dikush e thirri në emër nga jashtë, dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë.