Arritjet dhe pritshmëritë, KLGJ dhe KLP në mbledhjen e përbashkët vjetore të parë! Ibrahimi-Llagami: Më shumë bashkëpunim! Harta e re gjyqësore, sfidë

Pa Kategori

Publikuar: 29/12/2021

Arritjet dhe pritshmëritë, KLGJ dhe KLP në mbledhjen e përbashkët vjetore të parë! Ibrahimi-Llagami: Më shumë bashkëpunim! Harta e re gjyqësore, sfidë

11 anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë.

Ky është takimi i përbashkët i parë i dy këshillave. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis 2 institucioneve për menaxhimin sa me optimal të sistemit gjyqësor.

“Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimine sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse te dy institucioneve menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokuroreve dhe gjyqtare dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike”, tha ndër të tjera Ibrahimi.