Policja shqiptare i bën ‘twerk’ kolegut në SHBA, më pas i kërkon falje gruas së tij

Pa Kategori

Publikuar: 27/12/2021

Policja shqiptare i bën ‘twerk’ kolegut në SHBA, më pas i kërkon falje gruas së tij

Policja shqiptare në New York të SHBA-së është bërë e famshme në internet me një video, ku i bënte ‘twerk’ kolegut të saj gjatë një feste më 15 dhjetor.

26-vjeçarja Vera Mekuli pas festës i ka kërkuar falje gruas së togerit Nick McGarry.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”, tha Vera.

Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar në Yonkers. 26-vjeçarja kishte vetëm katër muaj që punonte para ngjarjes, ndërsa tha se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.
Ajo tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos. As Vera dhe as kolegu i saj nuk u përballën me ndonjë akuzë disiplinore.