E trishtë/ Futbollisti vdes në fushë, gjatë ndeshjes në ditën e Krishtlindjeve

Pa Kategori

Publikuar: 26/12/2021

E trishtë/ Futbollisti vdes në fushë, gjatë ndeshjes në ditën e Krishtlindjeve

Futbolli algjerian është në zi pas vdekjes tragjike të një futbollisti 30-vjeçar në një ndeshje në ditën e Krishtlindjeve. Sofiane Lokar pësoi një sulm në zemër dhe vdiq teksa luante për Mouloudia Saida kundër Oran gjatë një ndeshjeje në kategorinë e dytë.

Sipas gazetës turke SuperHaber, Lokar ka pësuar një dëmtim në kokë gjatë një përplasjeje me portierin e tij në minutën e 26-të. Më pas, ai u rrëzua nëntë minuta më vonë dhe mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin jetën pavarësisht kryerjes së CPR dhe përpjekjes për ringjallje gojë më gojë.