Çudia më e madhe në Shqipëri 3 ditë zgjat. Kryeministri Rama lë pas skandalin e nxjerrjes në Pazar të databazës së mbi 690 mijë shqiptarëve dhe prezanton nismën “këshillimi kombëtar për Shqipërinë”.
U kërkohet shqiptarëve mendim për çështje të rëndësishme.
“Me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje sherr konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare.”
Në prag të vitit të ri vijnë dhe mundësi të reja tha Rama.
Bëhet fjalë për një pyetësor që do u vihet në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda e jashtë vendit për të thithur mendimin e tyre për çështje strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë tonë.
“Është koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik e të mendojmë për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë të hedhim shumë hapa para duke u këshilluar sëbashku për vendime që kanë rëndësi e impakt të drejtëpërdrejtë në marrëdhëniet e shtëpisë sonë me jashtë e në përpjekjen jetike për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë ” tha Rama.