Skandali i madh i publikimit të pagave ka nxjerrë në pah skandale të shumëfishta dhe të paimagjinueshme.
Andi Bejtja, një analist pranë Ilir Metës dhe themelues i një televizioni që kontrollohet nga Familja e Sali Berisha, paguhet nga televizioni biznesmenit kontrovers italian Francesco Bechetti, me një rrogë mujore prej 18 milionë lekësh ose rreth 18 mijë USD.
Biznesmeni që përzuri Edi Rama duke i sjellë një kosto korrupsioni shtetit shqiptar prej 110 milionë euro, paguan edhe analistin Fatos Lubonja, i cili flet natë e ditë për oligarkë, mafie dhe krim.
Lubonja merr 6.4 milionë lekë çdo muaj nga televizioni i mbyllur i Francesco Bechetti.
TV Agon Channel i biznesmenit italian Francesco Bechetti u pezullua dhe më pas u mbyll që në vitin 2015.
Nga tetori i vitit 2015, Agon Channel rezulton me masë sekuestroje. Pra, kjo kompani në fushën e medias nuk u shtron një aktivitet legal në Shqipëri prej 6 vite. Nga verifikimi, rezulton se subjekti ‘AGONSET’ që paguan Bejtjan dhe Lubonjën nuk ka asnjë veprimtari ekonomike që nga vitit 2015. Një pyetje që ngrihet natyrshëm është: Nga burojnë paratë për të paguar Bejtjan dhe Lubonjën?
Në fakt këtë pyetje duhet ta shtrojë prokuroria dhe SPAK-u. Për gjashtë vite me radhë, vetëm Andi Bejtja ka marrë mbi 1 milionë euro paga nga televizioni fantazmë i Francesco Bechetti, në kushtet kur kompania është e bllokuar.
Këto para Bejtja i ka marrë sikur ka ushtruar funksionin ‘drejtor në departamente të radio-televizioneve’.
Nga ana tjetër, Andi Bejtja merr një pagë prej 300 mijë lekë të vjetra tek televizioni pran familjes Berisha.
Kujtojmë se gruan e Andi Bejtjas e emëroi Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë të dyshimtë. / Pamfleti