Publikimi i pagave, paralajmëron Shkullaku: Do të publikohen të tjera dhe për…

Pa Kategori

Publikuar: 23/12/2021

Publikimi i pagave, paralajmëron Shkullaku: Do të publikohen të tjera dhe për…

Gazetari Armand Shkullaku paralajmëron se në të ardhmen duhet të publikohen edhe të dhëna të tjera sensitive lidhur me hipotekën dhe legalizimet.

Shkullaku tha në emisionin “Opinion”, publikimi i pagave dhe patronazhistët janë i njëjti fenomen, teksa sqaroi të dhënat që janë marrë nga patronazhistët.

Të gjitha të dhënat e qytetarëve shëqiptarë kishin dhe nga një koment poshtë, ky ka votuar për këtë dhe ky për atë. Aty kishte, nuk e nxorëm se nuk e verifikuam dot, se sa vbeta marrin kemp, sa persona marrin ndihmë sociale, sa veta kanë aplikuar për legalizim se aplikohet në e-Albania dhe marrin këta patronazhistët dhe thotë që ai ka aplikuar për legalizim. Këto të dhëna me lehtësinë e partisë-shtet këto të dhëna kanë dalë.  Tani do dalin dhe të tjera, që tek hipotekë dhe legalizimet. A ndodh në një vend normal të dalin këto gjëra”,-tha Shkullaku