GREQI– Një 29-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetën në një aksident që ka ndodhur në Kretë në orët e para të ditës së sotme.
Si pasojë e shpejtësisë, makina ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë në vend nga plagët që ka marrë.
Identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë në aksident nuk bëhet i ditur nga mediat në vendin fqinj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e ngjarjes.