Masa të reja në prag festash? Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja çfarë do vendoset

Pa Kategori

Publikuar: 23/12/2021

Masa të reja në prag festash? Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja çfarë do vendoset

Sot në orën 10:00 do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve ku pritet të merren masa anti-Covid për festat e fundvitit.

Lidhur me situatën aktuale ekspertët do u komunikojnë qytetarëve masat dhe planet që do merren.

Kujtojmë se në vendin tonë ende nuk është shënuar asnjë rast i variantit të ri Omicron për të cilin janë marrë masa të ashpra në shumë vende të Europës dhe jo vetëm.