Fillon vendosja e mikroçipit në Suedi, si do të zbulohet nëse e ke bërë vaksinën

Pa Kategori

Publikuar: 22/12/2021

Fillon vendosja e mikroçipit në Suedi, si do të zbulohet nëse e ke bërë vaksinën

Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi. “France 24” raporton se kjo është bërë nga një kompani, e cila nëpërmjet teknologjisë së evancuar ka mundësuar implantin e çipave nën lëkurën e qytetarëve që kanë pranuar ta mbajnë përherë me vete certifikatën e tyre të vaksinimit.

Suedia ka vendosur rregulla të forta anti-Covid, ku ndër të tjera kërkohet edhe që certifikata e vaksinimit të prezantohet në hyrje të çdo aktiviteti publik ku janë më shumë se 100 persona.

Kompania “Epicenter” bëri një njoftim për vendosjen e çipit dhe menjëherë vërshuan aplikimet e qytetetarëve, raporton abcnews.al.

Kompania “Epicenter”, një startup me bazë në Stokholm, ka perfeksionuar mikroçipin, madhësia e të cilit nuk e kalon kokrrën e orizit. Mikroçipi vendoset nën lëkurë dhe mund të “lexohet” nga një telefon inteligjent. Drejtuesit e kompanisë duan aplikimin e gjerë të kësaj teknologjie duke e zgjeruar praktikën edhe për kryerjen e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit pa kontakt.

Shefi i Departamentit të Shpërndarjes së kompanisë Hannes Sjobland tregon se si funksionon gjithçka.