Loja e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP duket se është bërë e ashpër dhe nuk mungojnë debatet e pyetjet provokuese për njëri-tjetrin.
Një bisedë mes Antonelës dhe Donaldit ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale. Ish konkurrentja e Përputhen pyeti Donaldin nëse do të largohej pas Beatrixës, me të cilën ka krijuar një histori dashurie brenda shtëpisë. Ai nuk ka ngurruar që të përgjigjet pa menduar fare.
Pjese nga biseda:
Antonela: Me dal Trixa, a del dhe ti?
Donaldi: Po normal. Po nuk u shty këtu po (qesh), varet sa afër fundit jemi.