Kraja: Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH, ngrihet në SPAK qendra e përgjimeve

Pa Kategori

Publikuar: 20/12/2021

Kraja: Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH, ngrihet në SPAK qendra e përgjimeve

Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se në Prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë.

Në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave, Kraja deklaroi se në SPAK është ngritur qendra e përgjimeve dhe laboratori digjital.

“Para dy vitesh ishim vetëm 8 prokurorë, në janar bëhemi 17. Në muaj prill të vitit të ardhshëm presim të plotësohet struktura e BKH me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator digjital”, u shpreh Kraja.