ATENTATI në Vlorë/ Autori me kapuç, hodhi pakon në garazh, telekomandoi shpërthimin

Pa Kategori

Publikuar: 20/12/2021

ATENTATI në Vlorë/ Autori me kapuç, hodhi pakon në garazh, telekomandoi shpërthimin

Atentati me eksploziv ndaj Endrit Sadedinit në Vlorë ishte i menduar prej disa ditësh. 33 vjeçari ka qënë në vëzhgim prej 12 orësh nga autori i cili vendosi lëndën plasëse, 500 gram tritol, duke e lënë të dëmtuar në gjymtyrët e poshtme.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur nga një person me kapuç i cili u mbulua dhe me karton në mënyrë që të mos kapej nga kamerat e sigurisë. Rreth 15 min se të ndodhte shpërthimi, autori ka kaluar pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy. Më pas ai është larguar i qete në këmbë, ndërkohë qe Sadedini ka dalë nga garazhi dhe kur ka kaluar afër lënda plasëse ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Ka qënë autori ai i cili ka telekomanduar shpërthimin nga jashtë, pasi e kishte lidhur tritolin me celularin, duke dhënë komandën e duke e lënë Sadedinin të dëmtuar në gjymtyrë dhe në fytyrë.

33-vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar 20 persona, të cilët mund të kenë parë ngjarjen. Po ashtu, janë sekuestruar kamerat dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqet si dhe identifikimin e autorëve.

Sadedini, qarkullonte me makinë të blinduar, duke lënë të kuptohet se i riu i druhej një atentati të dytë. 4 vite më parë, atij iu është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer. Dyshohet se shkak për atentatin mund të jetë e shkuara e të riut dhe prishja e pazareve të drogës, por nuk ka ende asnjë version zyrtar nga ana e policisë.

Shpërthimi i fortë ndodhi ditwn e djeshme, rreth orës 15:10, në lagjen ’10 korriku’, në Vlorë. ku 34-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme. Ai u dërgua urgjencë për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë dhe për momentin gjendja e tij është e mirë.