Temperatura të ulëta dhe reshje bore, si parashikohet moti për sot

Pa Kategori

Publikuar: 19/12/2021

Temperatura të ulëta dhe reshje bore, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke sjellë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen sërisht me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditorë nga -7°C  deri në 11 °C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 2 ballë.