Të bllokuar për orë të tëra nga dëbora: Fëmijë, të moshuar dhe gra përjetojnë ‘tmerrin’ në Mashkullore

Pa Kategori

Publikuar: 19/12/2021

Të bllokuar për orë të tëra nga dëbora: Fëmijë, të moshuar dhe gra përjetojnë ‘tmerrin’ në Mashkullore

Dëbora vijon të krijojë probleme në lëvizjen e mjeteve sidomos në aksin Shtyllë- Panarit. Një banor ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se 3 mjete xhipa ishin bllokuar pasditen e djeshme në zonën e quajtur “Mashkullorë” në këtë aks pasi trashësia  e dëborës ishte shumë e lartë. Në mjetet e bllokuara kanë qenë 15 veta nga fshati Panarit mes tyre 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua dhe pjesa tjetër të rinj.

Njëri prej të rinjve në mesazhin që dërgon thotë se kanë punuar në të ftohtë për të bërë lëvizjen e mjeteve por nuk ja kanë dalë dot pasi temperaturat ishin shumë të ulta dhe kanë rrezikuar edhe të ngrijnë atje. Pasi kanë njoftuar fadromën e autoriteteve të zonës ajo ka ndërhyrë por nuk e ka hapur të gjithë rrugën për lëvizjen e mjeteve pasi kishte rënë nata. Pas kësaj 15 personar mes tyre fëmijë e pleq ka zbritur në këmbë drejt fshatit duke ecur të paktën 2 orë në këmbë mes dëborës.

Banorët apelojnë që sot autoritetet të vijonë hapjen e rrugës pasi ka prej atyre që duhet të bëjnë blerje ilacesh por edhe rezerva ushqimore.