TRONDITET Vlora/ ATENTAT me EKSPLOZIV pranë “Lungomares”, plagoset një person

Pa Kategori

Publikuar: 19/12/2021

TRONDITET Vlora/ ATENTAT me EKSPLOZIV pranë “Lungomares”, plagoset një person

Një atentat me eksploziv pasditen e sotme në lagjen 10 Korriku të Vlorës ka dëmtuar rëndë një person.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur përpara një pallati, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.