Emocionuese! Motoçiklistët të veshur si Babagjysh në rrugët e Sofjes për një event bamirësie

Pa Kategori

Publikuar: 19/12/2021

Emocionuese! Motoçiklistët të veshur si Babagjysh në rrugët e Sofjes për një event bamirësie

Një gjest human është filmuar në rrugët e Sofjes në Bullgari. Një grup motoçiklistësh kanë bërë një marshim ndryshe në rrugë të veshur si Babagjyshi i vitit të ri.

Kjo xhiro ndryshe, ishte organizuar për bamirësi për fëmijët që kanë më shumë nevojë për një buzëqeshje dhe dashuri në këtë periudhë festash.

Një gjest i ngjashëm ishte bërë edhe në Coimbra të Portugalisë.