Prapaskena

Basha injoron referendumin, “shqetësohet” për makinën: E kisha me qera, kanë prishur kofanon, kanë dashur t’më imitojnë

Publikuar: 18/12/2021

Kryetari i PD , Lulzim Bsasha e ka injoruar referendumin e sotëm ku u votua për shkarkimin e tij dhe ka thënë se e vetmja veprimtari e PD ishte Kuvendi i mbajtur në Pallatin e kongreseve.

Ndërsa lidhur me dëmet e shkaktuara drejt PD për këtë lloj ndarje, Basha tha se dëmi i vetëm ishte shkaktuar nga dhënri i Berishës, duke bërë ironi me veprimin e Jamarbër Malltezit i cili hipi mbi kofanon e makinës të cilën Basha tha se e kishte marrë me qera me fonde të partisë.

Basha: Paska pasur dëme edhe ndaj veturës që merr PD me qera për Kryetarin. Të thërrasësh referendum se do të hipësh në pushtet, por në fakt hipën në veturën e kryetarit është paska tallje me demokratët.

Dëmi ishte hipja mbi kofano. Po s’ka gjë ka dashur të bëjë siç bëja unë gjatë fushatës. Gjithsesi mesa di është shqetësim se sigurimet nuk e mbulojnë.

Ndërsa më poshtë janë fotot e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi i cili vendosi të hipte mbi makinën me të cilën qarkullon Basha.

 

 



Më të lexuarat