Kryeministri Rama ka komentuar edhe situatën në PD mes Berishën dhe Bashën, duke thënë se ky proces do të shkojë në degradim të vazhdueshëm.
Rama në rolin e “analistit: në zonë e lirë është cenuar legjitimiteti i të dyja palëve dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin.
Edi Rama: A do mbajë kalanë, a do mbajnë gërmadhat e kalasë, nuk dihet. Kalanë s’do e mbajë asnjëri, por sherri dhe ky proces që do të shkojë në degradim të vazhdueshëm. Është cenuar legjitimiteti i të dyja palëve dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët të atyre që udhëheqin dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin. Hijet janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri në emër të së shkuarës do të vijë, dhe tjetri në emër të së shkuarës do ta mbajë.