Mirel Mërtiri ka paditur në GJKKO 5 deputetë të PD-së për shpifje në lidhje me aferën e incineratorëve.
Burime bëjnë me dije se të paditur janë Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Ina Zhupa, Belind Kelliçi dhe Jorida Tabaku.
Mërtiri pretendon në padi se akuzat ndaj tij janë të pavërteta. Mërtiri thotë se ai është vetëm i punësuar në kompani dhe jo administrator. Gazetarja Keti Banushi informon se seanca do të zhvillohet sot në orën 14:00. Nuk dihet nëse Mirel Mërtiri do të paraqitet në seancë.