Ylli Rakipi tregon çfarë i thanë ambasadorët Bashës: Ç’na ke thirrur ne…

Pa Kategori

Publikuar: 16/12/2021

Ylli Rakipi tregon çfarë i thanë ambasadorët Bashës: Ç’na ke thirrur ne…

Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi ka folur lidhur me vizitën e 6 ambasadorëve në selinë e PD, ku u takuan me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Rakipi tha në emisionin “Opinion” se ka qenë vetë Basha që kërkoi të takohej me ambasadorët dhe se këtë të fundit e kanë pyetur Bashën nëse ka mbështetje në parti.

Ambasadorët kanë shkuar atje me kërkesën e kryetarit të PD. Kjo nuk do të thotë që ata janë të shqetësuar me problemin që i ka ndodhur një ditë më parë. Nëse është kështu do të ishte e kundërta. Ambasadorët do kërkonin të shkonin atje. E kanë pyetur ke mbështeteje në PD? Ai ka thënë ndjej që kam 95%. Ç’na ke thirrur ne, me 95% mund ta marrësh Sali Berishën zvarrë”, është shprehur Rakipi./ Opinion.al