SHBA, mesazh përvëlues Sali Berishës: Do vdesësh me damkën e korrupsionit dhe armik i Perëndimit, nuk del kurrë nga lista e zezë

Pa Kategori

Publikuar: 16/12/2021

SHBA, mesazh përvëlues Sali Berishës: Do vdesësh me damkën e korrupsionit dhe armik i Perëndimit, nuk del kurrë nga lista e zezë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të ‘bombardojnë’ Sali Berishën me deklarata të forta dhe sanksione. Dy ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi ashpër sulmet e Berishës dhe bandës së tij ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë, mëngjesin e sotëm Berisha ka marrë një tjetër goditje të forta nga SHBA.

Mesazhi është i drejtpërdrejtë dhe përvëlues: Sali Berisha do të vdesë me damkën si i korruptuar, minues i demokracisë dhe armik i Perëndimit.

Nëse Enver Hoxha dhe Ramiz Alia u ndanë nga kjo jetë si armiq të lirisë, Perëndimit dhe vrasës masivë, Sali Berisha do të mbyllë kapitullin jo vetëm si vrarës, armik i lirisë së mendimit ndryshe dhe minues i demokracisë, por edhe si i korruptuar dhe pjesë e listës së zezë të SHBA.
Në mesazhin e shpërndarë sot nga Ambasada Amerikane në Tiranë i bëhet me dije Sali Berishës se nuk ka asnjë shans që emri i tij dhe i Familjes së tij nuk do të hiqet nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje Uashingtoni po merr sanksione të tjetra ndaj Berishës dhe aleatit të tij, Ilir Meta.

Në deklaratë, SHBA-të i kujtojnë Sali Berishës se në listën e zezë janë edhe 200 personazhe të tjerë të korruptuar, ku asnjëri prej tyre nuk ka mundur që ta heqë emrin nga kjo listë dhe damkën si korruptuar.

“Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur ‘Non Grata’ mbi 200, numri i personave që u është hequr ‘zero’, numri i personave që u është kërkuar falje ‘zero’”, shkruhet në njoftimin e SHBA-së.

Ky mesazh vjen pasi Sali Berisha po hedh miliona euro para të pista për të hequr damkën si i korruptuar. Krahas thasëve më para për lobim, Sali Berisha, po tenton të krijojë trazira në Tiranë dhe të pushtojë selinë e PD-së, si formë presioni ndaj SHBA-ve për ta hequr nga lista e zezë.

Në mitingun që organizoi në stadiumin kombëtar, Berisha u kërkoi amerikanëve që të reflektonin dhe ta hiqnin nga lista e zezë. Por, sot ka ardhur përgjigja fatale./Pamfleti