Nxehet loja/ Lulzim Basha gati të rrëfejë në SPAK urdhrat e Berishës për vrasjet e 21 Janarit, alarmohet ‘Foltorja”

Pa Kategori

Publikuar: 16/12/2021

 Nxehet loja/ Lulzim Basha gati të rrëfejë në SPAK urdhrat e Berishës për vrasjet e 21 Janarit, alarmohet ‘Foltorja”

Lulzim Basha është gati të përdorë armën e fundit ekstreme për të zmbrapsur Sali Berishën, i cili prej disa ditësh ka lëshuar grupin e tij anti-amerikan të pushtojë selinë e Partisë Demokratike. Dhe arma e fundit e Lulzim Bashës, ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar, nuk është gjë tjetër veçse të rrëfehet para shqiptarëve dhe SPAK-ut për krimet e tmerrshme të Sali Berishës.

Lulzim Basha ka qenë bashkëpunëtori kryesor i Sali Berishës nga viti 2005 deri në 9 shtator 2021. Basha është dëshmitar kyç i disa prej krimeve njerëzore dhe ekonomike të Sali Berishës gjatë pushtetit 2005-2013. Në kushtet kur Berisha nuk po tërhiqet nga rruga e puçit dhe anti-SHBA-së, Basha ka sinjalizuar ditët e fundit se është gati të ‘plasë bombën’, duke folur për masakrën e 21 Janarit, një nga krimet më flagrante të Sali Berishës, sot e kësaj dite i pandëshkuar nga drejtësia.

Menjëherë pas tentativës së parë të Sali Berishës për të pushtuar selinë e PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë atij një mesazh të fortë, duke e paralajmëruar se është gati të rrëfehet për rolin e tij në vrasjet e 21 Janarit. Basha i përmendi Berishës krimin e 21 Janarit 2011, duke i kujtuar se është një vrasës. Kreu i PD-së, i cili ka qenë ministër i Brendshëm i Berishës në 21 Janar u shpreh se “Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajtëm qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve”.

Sali Berisha jo vetëm e ka marrë mesazhin, por është alarmuar. Ka nxjerrë me shpejtësi në skenë Arben Imamin, të cilit i ka pas thyer kockat me SHIK-un e Gazidedes 25 vite më parë, ndërsa Imami në vitin 1997 mori një tank për të bombarduar Berishën. Imami tha dje se “Lulzim Basha është njeriu që ka dhënë urdhër për 4 vrasjet e 21 Janarit dhe plagosjen e 6 të tjerëve”. Kjo kundërakuzë do të jetë edhe mbrojtja e Berishës nëse Basha do të vendosë të flasë më tej dhe do të thirret nga SPAK si dëshmitar.

Ashtu si për vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, tentativës pushtimin e Jugut, 150 vrasjeve në Tropojë, grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, vrasjen e Kosta Trebickës, Gërdecin, shitjen e detit etj., edhe për 21 Janarin janë dënuar vetëm zbatuesit e krimit, por jo urdhëruesi, i cili është i njëjti njeri, Sali Berisha, sot në luftë për jetë a vdekje me SHBA për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë. Nuk dihet nëse SPAK do ta thërrasë Bashën pas këtij mesazhi apo do të presë që palët të avancojnë me akuza apo të merren vesh siç ka ndodhur në të kaluarën./Pamfleti