Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Noizy është arrestuar sapo ka kaluar kufirin për në Kosovë, kishte një urdhër arresti për reperin.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e policisë.
Noizy ka llogari të hapura me drejtësinë në Kosovë që pas sherreve me grupet rivale të reperave.