Dosja e inceneratorëve/ SPAK i mësynë në shtëpi, arreston ish-ministrin e LSI Lefter Koka dhe 2 të tjerë! Akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion

Pa Kategori

Publikuar: 14/12/2021

Dosja e inceneratorëve/ SPAK i mësynë në shtëpi, arreston ish-ministrin e LSI Lefter Koka dhe 2 të tjerë! Akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion

SPAK ka “mësyrë” ditën e sotme në banesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka duke i vënë prangat. Ish-ministri i LSI-së u arrestua sot rreth orës 11:30 në shtëpinë e tij në Durrës, për dosjen e inceneratorëve.

Urdhër Arresti është kërkuar nga prokurori Klodian Braho dy ditë më parë dhe është firmosur nga gjyqtari Erion Bani, teksa ekzekutimi është bërë mesditën e kësaj të marte. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza për veprat penale, për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.