Ashtu siç edhe pritej, Sali Berisha tentoi sot të pushtonte me dhunë selinë e Partisë Demokratike. Berisha hyri pas tre muajsh në seli gjoja si anëtar i thjeshtë, por pas tij i shfaq edhe i ashtuquajturi grupi për drejtimin e PD-së.
Kjo lëvizje e Berishës erdhi dy ditë pasi mbajti Kuvendin paralel në stadium ku shkarkoi Lulzim Bashën. Ky i fundit nuk e njeh vendimin, ndërsa kallëzoi sot në SPAK 5 deputetë të Berishës.
Berisha mbajti sot një fjalim në selinë e PD, ndërsa grupi nismëtar një mledhje tjetër në PD, duke pushtuar kështu selië ku ishte Basha.
Nga ana tjetër, ish kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar live në polici vjedhjen e zyrës së tij, siç e ka cilësuar, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë.
Por, në fakt Këlliçi rrezikonte të arrestohej si pushtues zyre, pasi ai nuk është më kryetar i FRPD.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se kjo është një gjë e turpshme, pasi “bandat e qeverisë kanë hyrë në seli”.
Por, edhe Berisha rrezilonte të arrestohej për pushtim të selisë së PD. Frika nga arrestimi nga SPAK duket që ka bërë që Sali Berisha t’ia mbathë me shpejtësi, duke u larguar nga selia e PD.