Shkodra përkujtoi rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha në 13 dhjetor 1990, duke vendosur kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër.
Krisja e PD u vu re edhe në përkujtimin e kësaj ngjarje historike, ku munguan drejtuesit e PD Shkodër.
Në ceremoni ishin anëtari i kryesisë Arben Lushaj, nënkryetari i PD Ndoc Ashta, një tjetër zë kundër Bashës, nënkryetari i bashkisë Tonin Deda dhe përfaqësues të Shoqatës 13 dhjetor.
Anëtari i Kryesisë së PD Shkodër Lushaj apeloi demokratët të vazhdojnë rrugën për rithelimin e PD ndërsa akuzoi Bashën se po mban në këmbë një qeveri të korruptuar.
Lushaj: PD e vërtetë ishte me 11 dhjetor në “Air Albabia” në Tiranë ku ishin rreth 20 mijë vetë edhe pse moti i keq. Demokratët dhe qëndrestarët e vërtetë nuk pyesin për atë pjesë. PD ishte me 11 dhjetor, PD nuk është ashtu siç edha kryetari në detyrë, deputeti Basha me një celulë që vetëm me diktatorin Hoxha janë mbledhur ashtu. Ju bëj thirrje të vazhdojmë rrugën e palëkundur drejt fitoreve sepse sfidat tona janë me këtë qeveri të korruptuar, këtë kryeministër të kalbur dhe deputetin Basha që po e mbështet këmba-këmbës.