Një ortek i madh ka bllokuar rrugën në Qafë Thorë në qarkun e Shkodrës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dërguar ekipet për të siguruar pastrimin e borës dhe zhbllokimin e rrugës për kalimin e automjeteve.
NJOFTIMI I ARRSH-së:
Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës. Puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet.