Mesazh për PD-në? Rama: Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë

Pa Kategori

Publikuar: 13/12/2021

Mesazh për PD-në? Rama: Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një thënie të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett që duket se godet PD-në, referuar zhvillimeve të vrullshme që ndodhën brenda selisë blu.

Shprehja thotë se njëri nuk do asgjë më shumë se të rrijë aty ku është dhe tjetrin e gënjen mendja.

“Thënie e ditës. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur. Samuel Beckett” shkruan Rama.