Kryedemokrati Lulzim Basha ka raportuar pranë ambasadorëve të huaj në Shqipëri, se i rrezikohet jeta e vajzave nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kështu ka raportuar sot gazetari Çim Peka, duke pyetur për vërtetësinë e këtij informacioni vetë Berishën. Ky i fundit ka treguar se nuk e ka menduar asnjëherë diçka të tillë, madje shtoi se edhe e ka këshilluar Bashën në raste të ngjashme.
Çim Peka: Gazetarët të rëndësishëm në Tiranë më kanë informuar se Basha ka informuar ambasadorë se i kërcënohen vajzat me jetë prej Sali Berishës.
Sali Berisha E kam marrë vesh një gjë të tillë. Kjo është akuza e parë në jetën time që dëgjoj të kësaj natyre. Gjatë fushatës më merr në telefon dhe më thotë që më kërcënuan. Po je në politikë kërcënimet do i presim. I them mos na u fut në këto punë se na dëmton. Më thonë që ka thënë një gjë të tillë. Është i sëmurë se nuk më ka shkuar mendja kurrë.