Berisha, i panikosur nga ngjarja e ndodhur me Adriatik Llallën, ka thirrur shpejt e shpejt njerëzit e tij të Foltores, deputetë e aktivistë që të shkojnë menjëherë në selinë e PD-së.
Nëse do të donte, Sali Berisha do të hynte në seli që në mbrëmjen e 11 dhjetorit, pasi kishte shkarkuar të gjitha strukturat e PD-së. Madje, edhe për të mos i lënë kohë Lulzim Bashës që të mblidhte realisht organet e PD-së si kryesia dhe Këshilli Kombëtar, të cilat hodhën poshtë dhe quajtën ‘nul’ vendimet e Kryefoltores së Air Albania-s.
Por gjithçka ka ndryshuar sapo ka dalë lajmi që është arrestuar në Romë ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.
Në orën 12.24, në telefonat e gazetarëve që janë regjistruar në grupin e stafit të Foltores, ka mbërritur një lajm se Sali Berisha do të vijë papritur në selinë e PD-së.
E në fakt, kështu ka ndodhur, pasi gjërat nisën të sqarohen avash avash më vonë.
Berisha, i panikosur nga ngjarja e ndodhur me Adriatik Llallën, ka thirrur shpejt e shpejt njerëzit e tij të Foltores, deputetë e aktivistë që të shkojnë menjëherë në selinë e PD-së.
Ndërkaq, të fortët e tij tropojanë janë thuajse në rrugicën e doktorit, pasi disa pijnë kafet aty, e pjesa më e madhe prej vitesh janë titullarë biznesesh të blera në atë zonë.
Ndaj dhe mesazhi më kryesor i Berishës, kur “zaptoi” selinë e PD-së, ishte pikërisht paralajmërimi ndaj SHBA-së dhe SPAK-ut, të cilin e shantazhoi direkt.
Berisha, natyrisht nuk lejoi njerëzit e tij të preknin qoftë edhe një letër në zyrat e PD-së, pasi me shumë gjasa ata do të përfundonin në komisariatet e policisë së Tiranës, por mori përsipër që të gjithë operacionin ta udhëhiqte vetë.
Edhe pse i gjithë ky aksion u shoqërua si gjithnjë me shumë bujë e zhurmë, ai fshihte një dilemë e pasiguri të madhe. Fshihte pasigurinë mbi atë se çfarë ka ndodhur me Adriatik Llallën.
Ne e kemi shkruar me kohë, se ka një triller mbi ish-prokurorin, i cili nuk i njofton ish-shefat e tij për vendodhjen. Ishin njerëzit e tij në Tiranë që hapën fjalë që Llalla është në Hungari, por siç rezultuan ngjarjet ai ka qenë në kryeqytetin Italian. Pikërisht aty ky ka selinë edhe Prokuroria Antimafie apo DIA.
Ndërkaq, pas arrestimit, njerëz mediatikë të tij hapën fjalë se ka gjasa që të kishte nisur procedurat e azilit politik.
Nëse Adriatik Llalla do të kishte nisur procedurat e azilit, kjo do të ishte vendosur nga një gjykatë, ose do të ishte marrë vesh. Por arresti pas dy muajsh i ish-kryeprokurorit, ngjan më shumë me një “përpunim” të tij, sesa me një tentim arratisje apo përfitim nga procedurat.
A ka folur Adriatik Llalla para një prokurori antimafie të Italisë, apo prokurori amerikan, të cilat më pas do të dërgohen në Shqipëri e njihen si prova ligjore, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe?
Realisht kjo është frika e Sali Berishës, që tëntoi të trazojë ujrat politikisht para selisë së PD-së, e Ilir Meta që doli në foto me një mace laramane për të treguar se ka 7 shpritra. Por tani, duket nuk ka fare kohë për mesazhe të koduara…/Pamfleti