Flamur Noka shpallet ‘non grata’ nga SHBA?

Pa Kategori

Publikuar: 13/12/2021

Flamur Noka shpallet ‘non grata’ nga SHBA?

Nuk ka dyshime se ithtarët e Foltores së Sali Berishës kundër Perëndimit e reformës në Drejtësi, do të jenë objekt izolimi dhe sanksionesh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, masat ndaj ushtarëve të Sali Berishës në betejën e tij kundër SHBA, duket se kanë nisur që të zbatohen që tani.

Kjo duket se është edhe një nga arsyet se pse Sali Berisha u angazhua për të mbuluar identitetin e delegatëve që mblodhi dje në stadiumin kombëtar, me të cilët nisi ‘grushtin e shtetit’ ndaj Partisë Demokratike. Duke fshehur identitetin e tyre, Berisha mendon se do t’i shpëtojë ata nga identifikimi si anti-Perëndim dhe mbështetës së aksionit të korrupsionit elitar në Shqipëri.

Ditët e fundit, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë, ku u diskua për sfidat e sigurisë si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan. Flamur Noka është pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Ai madje ishte nënkryetar i këtij komisioni, por Lulzim Basha e shkarkoi pasi Noka iu bashkua Foltores për rrëzimin e Bashës.