Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e të hënës zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Rama ka mbërritur në Ferras të Fierit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosa shkaktoi përmbytje dhe dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.
Rama është parë krah kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi.
Nga raportimet e korespondentit të Panorama, sot niveli i lumit Vjosa ka rënë, por janë dhjetëra hektarë tokë bujqësore që ndodhen ende nën ujë dhe banorët kanë apeluar për ndihmë.
Në terren ndodhen edhe forcat e Armatosura të Ushtrisë të cilat po i vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.