Vijojnë përplasjet brenda PD-së. Kreu i grupimit të Dhjetorit 1990 denoncon se disa persona i kanë mbyllur derën dhe e kanë lënë në zyrën e tij brenda në selinë e PD-së.
Një veprim i tillë Bislim Ahmetaj thotë se ky incident ka ndodhur menjëherë sapo është shkëmbyer në shkallë me Lulzim Bashën.
Sot u gjendëm para një ngjarjeje të ligë të njerëzve të vegjël që kanë hyrë në këtë shtëpi të madhe. Ishin mbyllur dyert dhe ne u futëm nga selia kryesore dhe u mbyll dera e brendshme. Na lanë brenda në zyrën tonë. Me Bashën u shndërrova në shkallë dhe sapo u ngjit lart u mbyll dera dhe mbeta brenda në zyrën tonë të grupit 1990. U mbyllën të dyert. U detyruam të shpërthenim derën dhe të dilnim këtu” tha Ahmetaj.
Sot Ahmetaj thotë se kishin planifikuar një mbledhje për të përshëndetur Kuvendin 11 dhjetorit të mbledhur në “Air Albania” ndërsa mbledhja e fundit ka qenë 10 ditë më parë.
“Sot kishim një mbledhje për të përshëndetur kuvendin e 11 dhjetorit që grupimin e Dhjetorit 1990 e pranoi si organizatë partnere me të drejta të barabarta me forumin rinor dhe Lidhjen Demokratike të Gruas” tha Ahmetaj duke i kujtuar Bashës se nuk e bëjnë çelësat kryetar.