Ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur konferencën e parë brenda selisë së PD, pas Kuvendit të datës 11 dhjetor, ku u morën vendime të rëndësishme, mes tyre dhe shkarkimi i Lulzim Bashës. Pa asnjë karrige në sallë, Berisha shprehur keqardhje për vendimin e Bashës.
Berisha: Revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të partisë, të shkarkimit të pangbashës apo deputetit Basha. Kjo është Basha. Një komision u miratua sot këtu për të drejtua referendumin. Atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit, do bëjmë gjithcka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ish kryetari Basha ka kryer akte ne PD që ngjiten ne nivelin e krimit elektoral. Ka informuar anëtarësisë në takimine fundit që të paraqiten me karta, ua ka mbledhur dhe nuk ua ka kthyer, kjo është plaçiktje. E ndjente, e dinte se gjykatësi do ta kërkonte për atë që ka bërë.