Arrestohet Adriatik Llalla në Romë

Pa Kategori

Publikuar: 13/12/2021

Arrestohet Adriatik Llalla në Romë

Arrestohet Adriatik Llalla.

Ish kryeprokurori i përgjithshëm është arrestuar në Romë

Llalla ishte shpallur në kërkim pasi policia nuk e gjeti në shtëpi ditën kur Apeli dha dënimin me 2 vite burg.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe i janë konfiskuar 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës.  Që nga muaji shkurt i vitit 2018, Llalla është pjesë e ‘listës së zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Kush është Adriatik Llala dhe si nisën hetimet ndaj tij?

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2017. Më 15 mars të vitit 2018, ai u vu nën hetim për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Përfundimin e hetimeve e njoftoi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Organizuar dhe Krimit të Organozuar e cila ngriti dhe akuzën zyrtare për Llallën: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, të kryer tri herë. Ish-Kryeprokurori u dënua në muajin maj të këtij viti nga Shkalla e Parë me 2 vite burg, për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Ai u shpall fajtor për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.