Një 18-vjeçar i diplomuar në një shkollë ortodokse në qytetin rus Serpukhov shpërtheu një bombë brenda shkollës. Për pasojë ai mbeti i plagosur vetë si dhe një 15-vjeçar, njoftuan sot autoritetet e rajonit të Moskës.
“Sot në orën 08:24 me orën lokale një 18-vjeçar i diplomuar në këtë institucion arsimor hyri në shkollën ortodokse që ndodhet pranë manastirit Vladisny Vendensky në qytetin Serpukhov dhe shpërtheu eksplozivin që solli”, shpjeguan autoritetet.
Sipas informacioneve të para, ka mbetur i plagosur autori dhe një 15-vjeçar. Policia largoi mësuesit dhe nxënësit nga shkolla