Prapaskena

Në ujërat e Osumit duke rrezikuar mbytjen, 57-vjeçari shpëtohet nga Zjarrfikësit e Beratit

Publikuar: 12/12/2021

Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum mbrëmjen e 11 dhjetorit 2021.

Fuat Topi ka qënë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s’ka mundur të dalë dot nga uji.

Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrëfikësve,të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë.

Punonjësit e Zjarrëfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.

Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmoaferike,shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrëfikës.

 



Më të lexuarat