Prapaskena

Dyshohet të jetë asfiksuar nga gazi i gjeneratorit, gjendet i pajetë 53-vjeçari në Devoll

Publikuar: 12/12/2021

Një 53-vjeçar në fshatin Progër është gjetur i pa jetë në garazhin e banesës së tij.

Dyshohet se shtetasi i identifikuar si A.G ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.

Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.”

Mësohet se ai kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia, dhe po bënte punime në shtëpi për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit.

Dje për shkak të mungesës së energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar. Ka qenë fqinji i tij që e ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat