Prapaskena

Çmimi i madh i ‘Big Brother Vip’ nuk do të jetë 100.000 euro. Vendimi i Top Media

Publikuar: 12/12/2021

Sipas burimeve në ‘Top Channel’ kjo nuk është shuma e çmimit final për të cilin banorët po garojnë mes njëri tjetrit.

Të gjithë mendojnë se fituesi i ‘Big Brother Vip’ do të përfitojë një vlerë prej 100.000 euro, por gabohen.
Sipas burimeve në ‘Top Channel’ kjo nuk është shuma e çmimit final për të cilin banorët po garojnë mes njëri tjetrit.

E pathëna ende publikisht është se një pjesë e shumës do të kalojë për bamirësi.

E pakonfirmuar mbetet nëse banorët kanë qënë në dijeni të këtij dhurimi që kur pranuan të hyjnë në “Big Brother Vip” apo do të vihen në dijeni në finalet e këtij formati.

Duhet specifikuar se mos vënia në dijeni që nga momenti i pranimit në këtë format mund të sjellë dëme të mëdha dhe zhgënjim si për banorët ashtu edhe për publikun.

Pyetja që lind natyrshëm është, cili do të jetë fondacioni bamirës që do të administrojë fondet?
Fillimisht është diskutuar që fondacioni që do të menaxhojë këtë bamirësi do të ishte pikërisht “ Fundjavë Ndryshe” i Arbër Hajdarit. Ky i fundit është edhe dhëndri i sponsorit gjeneral të formatit, tani edhe në rolin e opinionistit në puntatat e emisionit.

Sipas informacioneve të fundit në “Top Media” është marrë një tjetër vendim referuar këtij akti bamirës.
Burime të brendshme konfirmojnë se një pjesë e shumës do të kalojë në fondacionin “Dritan Hoxha”, pra brenda familjes së Top Medias.
Do të jetë pikërisht ky fondacion i cili do të menaxhojë shumën për bamirësi. Ende nuk është e konfirmuar se cila do të jetë vlera e saktë që do të dhurohet për bamirësi dhe nëse kjo vlerë do të jetë e diktuar nga produksioni apo do t’i lihet e lirë vetë fituesit të “Big Brother Vip”, i cili duhet të vendosë se sa përqind të shumës të dhuroj.

A është i drejtë një veprim i tillë?
Sa normale është që kjo shumë të menaxhohet nga fondacioni që mban firmën e familjes Hoxha?
Sa transparent do të jetë ky proces me publikun dhe vet fituesin e këtij edicioni? Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim./Pamfleti



Më të lexuarat