Nje dite pasi Berisha e shkarkoi Bashen si kryetar te PD, Basha do ti pergjigjet sot duke perjashtuar Paloken dhe mbeshtetesit e tjere te Berishes ne parti.
Sot në orën 15:00 Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së ku pritet të ketë përjashtime.
Në këtë mbledhje pritet të shkakrohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Përveç Edi Palokës, do të propozohet edhe shkarkimi i anëtarëve: Belind Kelliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia, të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e kërkuar nga Basha.