Një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Kondi, ka dalë kundër kësaj mbledhje sot dhe e ka braktisur atë.
Ai është shprehur se personalisht ai ishte trajtuar në një mënyrë të paprecedentë vetëm sepse kishte kërkuar që të arrihej kuorumi i nevojshëm.
Sipas tij një kontroll i tillë nuk është lejuar nga kryetari Lulzim Basha, çka e ka detyruar atë më pas që të bojkotojë mbledhjen.
Kondi: Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët.