Prapaskena

“Duhet ti vinte Ramës kufirin te thana”, Berisha për Bashën: Ndërtoi hiçin në përpjekje për të ndërtuar monumentin e bashizmit

Publikuar: 11/12/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij, kreun aktual të PD se në 8 vite opozitë tentoi të ndërtojë kultin e Bashizmit por në realitet ndërtoi kultin e hiçit.

Para demokratëve në Kuvendin Kombëtar të PD, ai tha se Basha duhet ti vinte Ramës kufirin te thana.

Berisha: Me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer në historinë e shkuar pa mohuar gabimet dhe defektet erdhëm në 2021 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë. Partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, që u faktua lokomotivë e integrimit, partia që dha kontribute historike në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve kudo, partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut, projekteve të mëdha energjitike.

Partia, qeveria e të cilës ngriti shqiptarët në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Në 2013 PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, realizoi rotacionin e pushtetit, kryetari i saj dha dorëheqjen si i takon çdo kryetari partie kur humbet zgjedhjet.

Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re i cili në vend që të fuqizonte PD bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite de facto u faktua vetë si një kaut opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e pakufishme të forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh bashkisë së Tiranës.

Duke patur një armatë të tërë demokratësh, duke disponuar partinë më të madhe të vendit, kryetari jonë nuk lëvizi një gjethe në prortesta të fuqishme në Tiranë dhe ti vinte Edi Ramës kufirin te thana, të qnëdronte i paposhtur për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashur, çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër, të kujt askush nuk e di. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribute historike në këtë parti. Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e bashizmit por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore.

PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjerlbëron as në verë dhe asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021 që ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e 620 mijë shqiptarëve mbeti jetime se Lulzim Basha u kujdes para së gjithash për karrigen e tij, marrëveshjen me kreun e Meduzës. E shndërroi PD në një fasadë opozitë, shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

Berisha e akuzoi Bashën se ka kryer krimin më të shëmtuar që mund të kryejë një udhëheqës politik.

Berisha: Pasi tradhëtoi votën tuaj ai vazhdoi rrugën e tij duke kryer krimin më të shëmtuar që një udhëheqës politik mund të kryejë, shkelmimin e sovranitetit të PD. Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij sepse burracak, nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen.

Pas kësaj shkelmoi në vijim statusin, instaloi forume jodemokratike, përjashtoi drejtues të saj në funksione pa konsultë dhe analizë, sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer, Forumin Rinor dhe Lidhjen Demokratike të Gruas. Në 8 vite Lulzim Basha partinë e vlerave konservatore e spostoi majtas, majtas dhe vetëm majtas.



Më të lexuarat