Analisti Ermal Xhelilaj ka folur për Kuvendin që thërriti ditën e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha në stadiumin Air Albania.
Sipas Ermal Xhelilajt, demokratët janë të etur për ndryshime, ndërkohë ai theksoi se shifrat e sotme në Kuvendin e 11 dhjetorit, treguan se shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën.
“Ky kuvend është eveniment i rëndësishëm që shpalosi disa elemente të caktuara. Në radhë të parë ishte numri i delegatëve. Siç u pa nga të dhënat, ishin një numër i konsiderueshëm, rreth 65% e delegatëve që kishin marrë pjesë. Ky numër është tregues i qartë që demokratët në masë dërrmuese mbështesin iniciativën e z.Berisha, në lidhje me disa çështje shqetësuease në PD. Demokratët janë të etur për ndryshim. Nuk mund të mos ngelesh i suprizuar përshkak të mbajtjes së këtij kuvendi. Është një numër që nuk mund të mos merret në konsideratë, rreth 5000. Nuk mund të anashkalohet një situatë e tillë. Kryesia ka filluar organizimet për mbajtjen e kuvendit në datë 18 dhjetor. Asgjë nuk dihet me saktësi. Kuvendi i datës 11 tregoi seriozitetin e duhur dhe kanë përcjellë mesazhe të rëndësishme. Nuk shoh të ketë një marrshim nga delegatët. Çuarja e njerëzve në selinë e PD-së do ta agravonte situatën dhe nuk do ishte hapi i duhur,” tha ai.