Basha para selisë:Jam përpara jush si kryetar që pranon gabimin, dhe kërkon falje

Pa Kategori

Publikuar: 11/12/2021

Basha para selisë:Jam përpara jush si kryetar që pranon gabimin, dhe kërkon falje

Paralelisht me Kuvendin e organizuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha, kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një aktivitet para selisë blu për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Teksa zbuloi memorialin e vendosur para selisë të PD , Basha tha se kjo është një ditë kuptimplotë për demokratët.

“Jam përpara jush si kryetar i një familje politike që di të pranojë gabimin, të kërkoj falje, të korrigjohet, të ecë përpara drejt së ardhmes”, tha Basha.