Delegatëve të PD-së i ka mbërritur në telefon një mesazh për bojkotimin e Kuvendit të Sali Berishës. “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën,” thuhet në mesazh.
Qytetari para nisjes së Kuvendit shprehet se nuk e di nga i ka ardhur mesazhi. Ai gjithashtu e cilëson një shenjë frike nga ata që nuk mund të përballen me realitetin.
“Kjo është një shenjë frike për ata që kanë frikë nga realiteti, nga e vërteta. Deri dje ishte Basha, nuk bën, ik o vëlla vjen Sali Berisha. Ai ka dhënë prova, Sali Berisha.”
Ndërkohë ai kishte dhe një mesazh për Lulzim Bashën.
“Duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ai çdo gjë e ka marrë personale. Nëse e ka shumicën le ta mbajë, nëse Doktor Berisha ka shumicën ai të hapë rrugën.”
Gazment Bardhi deklaroi se ka mbi 5000 firma që kanë votuar për 18 dhjetorin.
Qytetari u shpreh se Bardhit “ja ka bërë llogarinë dhe shumëzimin Lulzim Basha, 7×7=42.”