Prapaskena

Marrëveshja e munguar/ Mafiozët shqiptarë fshihen në Dubai, Gledis Nano: Jemi duke punuar për zgjidhje!

Publikuar: 10/12/2021

Problemi ende pa zgjidhje i një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Dubait u artikulua paraditen e sotme edhe nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Teksa u pyet nga gazetarët për këtë çështje, e cila ka bërë që shumë mafiozë të fshihen në Dubai, Nano tha se është duke u punuar për marrëveshjen me këtë vend, që është kthyer së fundmi në strehë për persona të skeduar.

Vendi unë ka një historik të mirë me marrëveshjen e ekstradimit, në disa raste madje nisin që prej vitit 1927, pak pasi Shqipëria fitoi pavarësinë. Por, pas viteve 90 vijojnë të ketë ende vende, me të cilat nuk ka marrëveshje ekstradimi. Dubai është një prej këtyre vendeve dhe që është ktthyer në vend për fshehjen e mafiozëve shqiptarë, sikurse është rasti i shtetasit Mikael Qosja, por jo vetëm.

Mikael Qosja, por edhe të tjerë, për të cilët policia nuk jep identitete janë shpallur në kërkim dhe rezultojnë që nuk gjenden në Shqipëri. Dyshimet janë se këta shtetas jetojnë në Dubai. Për Mikael Qosja, Policia ka informacion të sigurt se fshihet atje. Dyshimet të çojnë tek të dhënat që ky shtetas gjendet ose ka jetuar gjatë kësaj kohe në Emiratet e Bashkuara. Do të thotë që këta janë vendosur aty dhe e kanë parë Dubain si bazë të sigurt.



Më të lexuarat