Prapaskena

Kush është biznesmeni që u vra sot n Laç, 10 vite më parë plagosi një 22-vjeçar

Publikuar: 10/12/2021

Personi i ekzekutuar sot në Laç, duket se është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi disa vite më parë ai është arrestuar pasi është akuzuar për plagosje të rëndë. Rakip Rroli, asokohe 44 vjeç, së bashku me një 46-vjeçar kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta një 22-vjeçar, duke i shkaktuar dëme të rënda, për pasojë e kanë dërguar në spital për marrjen e ndihmës.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2011 në fshatin Gjorëm. Ata e kanë qëlluar 22-vjeçarin me grushte e shkelma.

Më pas e kanë qëlluar dhe me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar mjaft dëmtime serioze. Pas ngjarjes i riu është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, mësohet se I.S është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ndaj dy agresorëve të ndaluar ka nisur procedimi penal për “Plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”. Pritet dhe ndalimi i dy personave të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje.



Më të lexuarat