Vetëm për skenën që po ndërtohet sot në stadiumin ‘Air Albania’ për Kuvendin e ditës së nesërme, Sali Berisha ka shpenzuar 100 mijë euro.
Fatura e majme vërtetohet edhe nga dokumenti i publikuar sot i kompanisë e cila ka sjellë materialet për ndërtimin e skenës.
Kompania që sjell materialet është Kuadr.com dhe e ka faturuar Sali Berishën vetëm për skenografinë me një çmim prej 100 mijë eurosh.
Sipas faturës, porosia është bërë në shtetin fqinj Italia dhe dërgesa ka si adresë shtëpinë e banimit të ish kryeministrit pranë rrugës “Mustafa Matohiti”. Ndërkohë që në Shqipëri materialet kanë hyrë 2 ditë më parë dhe aktualisht janë duke u montuar në stadiumin ‘Air Albania’.