U gjet i pajetë në Moravë, siriani dyshohet të ketë vdekur tre ditë më parë, ja kush e njoftoi policinë

Pa Kategori

Publikuar: 09/12/2021

U gjet i pajetë në Moravë, siriani dyshohet të ketë vdekur tre ditë më parë, ja kush e njoftoi policinë

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e sirianit në malin e Moravës. Burime bëjnë me dije se 27-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë.

Ai është gjetur nga një grup klandestinësh të cilët kanë ndjekur të njëjtin shteg kalimi, dhe kanë qenë ata që lajmëruan policinë për trupin e pajetë.

Ekspertiza do të bëhet në Tiranë për shkaqet e vdekjes, por dyshimet janë që ka ndërruar jetë për shkak të kushteve atmosferike dhe borës.

Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin